Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur në një konferencë për media me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas, i cili sot po viziton Kosovën.
Para mediave, ajo tha se dialogu me Serbinë është shumë i rëndësishëm, mirëpo që duhet të rishikohet modaliteti i tij.
“Dialogu me Serbinë është proces në të cilin kemi qenë të angazhuar që nga fillimi, edhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe ende nuk ka drejtësi. E inforomova ministrin që do të bëjmë çmos që të ketë drejtësi për të gjitha viktimat”, tha ajo.
Në këtë konferencë, ajio kundërshtoi fuqishëm edhe propozimet e dala së fundmi në pah për ndryshimin e kufijve.
“ Dialogu nuk është thjeshtë vazhdimësi, do të rishikohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash. Ndryshimi i kufijve i takon shekujve të kaluar. Një Kosovë jo-funksionale nuk i konvenon as rajonit tonë. Natyrisht që ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke”, tha ajo.
Ajo foli edhe për heqjen e vizave, teksa u bëri thirrje që të ndryshojnë qëndrim edhe shteteve që janë skeptike në këtë proces.