- Reklama -

Paralajmërohet mbyllja e bizneseve që nuk i respektojnë masat, policia dhe AUV-i në aksion

Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbyllur 3 lokale që nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe kanë gjobitur 13 të tjera.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjoba edhe për personat juridik, ku kryesisht kanë qenë të përfshira qendrat tregtare ushqimore dhe lokalet e gastronomisë.

- Reklama -

“AUV në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19, sipas vendimit të fundit të qeverisë 01/07. Ne të gjitha rastet ku janë hasur shkelje të pikave të vendimit, inspektorët Sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë kanë shqiptuar gjoba për persona juridik, ku kryesisht kanë qenë të përfshira qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore dhe lokalet e gastronomisë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai deklaroi se policia ka shqiptuar gjoba për mosvendosje të maskës apo për mosrespektim të orarit të lëvizjes.

“Ndërsa në ekipet e përbashkëta Policia ka shqiptuar gjobat për personat fizik, për mos mbajtje të maskës apo shkelje të orarit të lëvizjes. Në tri raste ku shkeljet kanë qenë më të mëdha kemi ndëshkuar me gjoba dhe i kemi mbyllur për afat të pa caktuar, deri në krijim të kushteve”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka deklaruar se nëse lokalet vazhdojnë të mos i respektojnë masat, do të vije deri te mbyllja e tyre.

“Ne si dy autoriteti mbikëqyrëse ligj zbatuese jemi të vendosura qe në asnjë rast nuk do të tolerohet shkelja. Përveç gjobave tek secila shkelje recidiviste do të pasojë mbylla e biznesit. Shëndeti dhe jeta e qytetareve është mbi gjithçka”, ka thënë Thaçi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort