Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën e ardhshme.Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jenë aty për të dhënë sqarime për qytetarët rreth gjendjes së vaksinave kundër COVID-19.
Tahiri ka thënë se partia e tij e ka shprehur mllefin dhe pakënaqësinë e tyre për vonesën e sigurimit të vaksinave nga institucionet kosovare.
“Nuk po shohim angazhim më serioz siç po shohim në rajon. Jemi të fundit në Europë për sigurimin e vaksinave për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm”.