Home LAJME Komuniteti Mysliman në Shqipëri: Besimtarët u goditën në ditë Ramazani, të zbardhet ngjarja

Komuniteti Mysliman në Shqipëri: Besimtarët u goditën në ditë Ramazani, të zbardhet ngjarja

0
Komuniteti Mysliman në Shqipëri: Besimtarët u goditën në ditë Ramazani, të zbardhet ngjarja

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar pas sulmit me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” mesditën e sotme në Tiranë nga një person që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Spahiu kërkon zbardhjen e ngjarjes.

“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami. Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.Përsoni është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani” deklaroi Spahiu.

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine…

Posted by Bujar Spahiu on E hënë, 19 April 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here