Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje dhe një rast i kanosjes, bëhet e ditur në raportin e Policisë në nivel vendi, raporton TV Prizreni.
Detaje për rastet në raportin 24-orësh.
Raste të dhunës në familje ka pasur edhe në Prizren dhe Suharekë.” Prizren 17.04.2021-13:20.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.Suharekë 16.04.2021-18:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.Raste të dhunës në familje ka pasur në Klinë dhe në Gjakovë.“Klinë 18.04.2021-16:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor dhe e njëjta me kërkesën e saj dërgohet në familjen e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.