Home LAJME Haxhiu: Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media, hapi i parë i diktaturës në Kosovë

Haxhiu: Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media, hapi i parë i diktaturës në Kosovë

0
Haxhiu: Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media, hapi i parë i diktaturës në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook, ku thotë se blerja e vakisnave dhe pajisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik.

Haxhiu thotë se fajtor për mossigurimin e vaksinave është Qeveria dhe jo mediat.

“Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë” shkruan Haxhiu në Facebook.

Reagimi i plotë:

Jo shtet policor!

Stop diktaturës!

Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik dhe transparent sipas ligjit për shëndetësi, ligjit për pandeminë dhe Kushtetutën e Kosovës.

Fajtor për mos sigurim të vaksinave anti-COVID-19 nuk janë mediat, por Qeveria e Kosovës.

Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.

Jo shtet policor!
Stop diktaturës!
Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por…

Posted by Bekim Haxhiu on Saturday, 17 April 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here