Sa ishte kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, voziste një makinë jo shumë të shtrenjtë.
Në media ka qarkulluar lajmi se Hoti vozitë një veturë të markës, OPEL VECTRA.
Por si duket ish-kryeministri “ka kursyer para” gjatë kohë në ekzekutiv për të rritur komoditetin në vozitje.
Ai tani vozitë një makinë luksoze të tipit BMW X3.
Gazeta Infokus ka siguruar fotografi të veturës se re të Hotit, e cila gjendet pranë banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Madje burimet e Gazetës Infokus kanë konfirmuar se e kanë parë Hotin duke vozitur të njëjtën veturë.
Gazeta Infokus ka provuar të kontaktoj me Avdullah Hotin lidhur me këtë çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Më poshtë gjeni fotografitë e veturës së re të Hotit.