Lëvizjet e para në drejtim të rinisjes së dialogut janë zhvilluar sot.
Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në një video-konferencë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për integrime evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi.
Këtë Lajçak e ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter, teksa ka thënë se takimi ishte mjaft frytdhënës.
Ajo që bije në sy, është fjalia e fundit e Lajçak se “u pajtuam që së shpejti ta vazhdojmë bisedën”.
“Kam pasur një videokonferencë të parë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog sot. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak.
Kujtojmë, se ishte pikërisht kryeministri Kurti ai që disa herë ka nënvizuar se dialogu nuk është prioritet parësor i qeverisë së tij.
Këto deklarata bien ndesh me kërkesat e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve për rinisjen sa më të shpejtë të këtij procesi, si dhe me vet kërkesën e sekretarit amerikan, Anthony Blinken.
Had a very useful first videoconference with Besnik Bislimi, Deputy Prime Minister for European Integration, Development and Dialogue today. We agreed to continue our conversation soon. pic.twitter.com/HX0FAwUC8p
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 15, 2021