Ekspertët ushtarakë amerikanë të sëmundjeve infektive në Pentagon kanë shpikur një mikroçip që zbulon nëse pacienti është prekur me Covid-19 përpara se të shfaqen simptomat e sëmundjes.Koloneli në pension Matt Hepburn, një mjek i sëmundjeve infektive të ushtrisë që drejton Agjencinë e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes ndaj pandemisë, shpjegoi teknologjinë.
Pajisja vendoset nën lëkurë për të monitoruar shëndetin dhe arrin të zbulojë viruset e infeksionet. Sipas ekipit të shkencëtarëve, mekanizmi ndihmon në gjurmimin e simptomave si kolla e vazhdueshme, temperature e lartë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes përpara se ato të fillojnë.
Përveç këtyre shenjave, ata kanë evidentuar edhe dhimbje koke apo lodhje të vazhdueshme tek pacientët e prekur.
Ndërsa ata që njihen si asimptomatikë nuk shfaqin asnjë shenjë dhe janë gati një e treta e të prekurve.Qëllimi kryesor i kësaj pajisjeje është të parandalojë përhapjen e virusit nga njerëz të cilët nuk e dinë që e kanë.
Ekspertët ushtarakë të Pentagonit, të angazhuar në këtë projekt, thonë se pajisja me një material të ngjashëm me xhelin, në momentin që hyn në trup, vazhdon të testojë gjakun.
Është si një lloj motori kërkimi, shpjegojnë ata dhe rezultatet dalin për 3 ose 4 minuta. Në këtë mënyrë, fitohet një kohë shumë e vyer për të mposhtur infeksionin.Shkencëtarët gjithashtu kanë zhvilluar një filtër revolucionar që mund të largojë virusin nga gjaku i pacientit përmes një makine dialize.