- Reklama -

Në moshën 60 vjeçare ndërron jetë ish drejtori i Spitalit të Prizrenit,Myzafer Kalanderi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar lajmin për vdekjen e z. Myzafer Kalanderi, zyrtar kryesor financiar në ShSKUK dhe ish- drejtor i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

ShSKUK ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së z. Kalanderi.

- Reklama -

Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar në kryerjen e punës deri në momentet e fundit.

Familja humbi njeriun më të dashur të tyre, kurse kolegët dhe ShSKUK një profesionist me vlera të larta njerëzore dhe profesionale.

Biografia e shkurtër për z. Myzafer Rrahman Kalanderi ( 1960-2020)

Lindi më 06.04.1960 në fshatin Kosavë, komuna e Dragashit.

24.04.1986: Diplomon në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, në temën ” Vlerësimi i planifikimit të dinamikës së planifikuar të zhvillimit ekonomik të komunës së Prizrenit” dhe merr titullin “Ekonomist i diplomuar”

18.10.1986: Punësohet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku kryen këto funksione: Shef i Kontabilitetit, shef i Planit dhe analizës, kryeshef i Shërbimit financiar, drejtor i Shërbimeve jomedicinale.

15.10.1999: Emërohet shef i Departamentit për çështje jo medicinale dhe përgjegjës i Shërbimit ekonomiko-financiar.

01.01.2001: Emërohet anëtar i ekipit menaxhues të Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa“ në Prizren.

Nga data 01.10.2002: është punëtor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe emërohet Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” n Prizren, detyrë që e kreu në muajin shkurt 2014.

07.06.2014: Emërohet Drejtor Financiar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, pastaj caktohet Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK, pozitë kjo që kishte edhe tani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort