Home LAJME Orlando dhe Osmani pajtohen për forcimin e partneritetit në mes Kosovës dhe Italisë

Orlando dhe Osmani pajtohen për forcimin e partneritetit në mes Kosovës dhe Italisë

0
Orlando dhe Osmani pajtohen për forcimin e partneritetit në mes Kosovës dhe Italisë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka takuar sot presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ku kanë diskutuar për COVID-19, sfidat dhe mundësitë me të cilat Kosova dhe Italia do të përballen së bashku në muajt dhe vitet e ardhshme.

Orlando ka shkruar në Twitter se kishte nderin të pritej në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës së Kosovës.

“Unë e urova atë dhe diskutuam për #Covid-in, sfidat dhe mundësitë me të cilat vendet tona do të përballen së bashku në muajt dhe vitet e ardhshme. Ne u pajtuam që të vazhdojmë forcimin e partneritetit tonë”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here