Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për Ditën e Kushtetutës së Kosovës ka thënë se ky është dokumenti më i rëndësishëm i Republikës.
“12 vjet më parë, Kosova vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj. Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikëbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse”.
Abdixhiku përmes një telegrami urimi ka thënë se në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet kujtuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbron integritetin e sovranitetin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë.
“Urime 9 prilli, Dita e Kushtetutës”.