Home LAJME Presidenti slloven e fton Osmanin në samitin e Bërdo-Brijonit

Presidenti slloven e fton Osmanin në samitin e Bërdo-Brijonit

0
Presidenti slloven e fton Osmanin në samitin e Bërdo-Brijonit

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e saj slloven Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në takim u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Pahor e ftoi presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, ndërsa Osmani, gjithashtu i bëri ftesë presidentit slloven për një vizitë zyrtare në Kosovë./Front Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here