Vendimi i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia për të shtrënguar masat antiCOVID-19, ka irrituar shumë qytetarët e Kosovës që janë në gjendje të lëndueshme ekonomike. Por, cila është pasuria e ministrit Vitia dhe a mund të preket ajo nga këto masa si financat e qytetarëve të tjerë të Kosovës?
Partia Social-Demokrate e quajti z. Vitia “Dr. Hipokriti” duke bërë referencë me Hipokratin dhe me disa veprime të pahijshme të Vitisë në fushata elektorale.
Vitia madje u pa edhe në një ndejë “me sharkia” në praninë e shumë personave të tjerë në ambient të mbyllur, ku nuk kishte as maska e as respektim të distancës.
Por, sa është pasuria e z. Arben Vitia e deklaruar nga vetë ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK]?
Vitia ka deklaruar se posedon një shtëpi të madhe 250 metra katrorë dhe që vlen 150 mijë euro në seksionin e “Pasurisë së Paluajtshme”.
Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një truall si pasuri të përbashkët dhe vlera e të cilit shkon në 250 mijë euro.
Nuk besohet që vlera e këtyre dy pronave do të bie për shkak të masave kufizuese që po dëmtojnë ekonominë.
Te seksioni i Pasurisë së Luajtshme, ai ka deklaruar dy vetura, njërën të cilën e përdor vetë e tjetrën që e përdor bashkëshortja e tij.
Vetura e tij është e markës “Mazda” dhe ka vlerë prej 12 mijë eurosh.