Home LAJME Zvicra heq Shqipërinë nga lista e karantinës, ndërsa Kosovën jo

Zvicra heq Shqipërinë nga lista e karantinës, ndërsa Kosovën jo

0
Zvicra heq Shqipërinë nga lista e karantinës, ndërsa Kosovën jo

Vendet që hynë në listë janë Turqia, Kroacia Armenia etj. Ndërsa, ajo që ka më shumë rëndësi për shqiptarët, Shqipëria, nga 19 prilli hiqet nga kjo listë

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka azhurnuar sot kritert e saj për hyrje në Zvicër.

Siç dihet, lista aktuale e karantinës, e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) ka hyrë në fuqi të hënën e kaluar (më 5 prill). Ndërkohë është përpiluar lista që hyn në fuqi nga 19 prilli.

Vendet që hynë në listë janë Turqia, Kroacia Armenia etj. Ndërsa, ajo që ka më shumë rëndësi për shqiptarët, Shqipëria, nga 8 prilli hiqet nga kjo listë, shkruan albinfo.ch.

Po kështu vendi model i vaksinimit, Izraeli dhe destinacioni i njohur i turizmit Xhamajka janë hequr nga lista.

Të gjitha vendet që janë në listë kanë më shumë se 60 infeksione mbi numrin e infeksioneve që ka Zvicra, për njëqind mijë banorë.

Zvicra aktualisht ka 213 infeksione për njëqind mijë banorë. Prandaj, në listë janë të gjitha vendet me 273 ose më shumë infeksione.

BAG ka një rregull të veçantë për vendet fqinje: rajonet direkt në kufi me Zvicrën nuk futen fare në listë. Kjo duhet t’u mundësojë udhëtarëve dhe punëtorëve ndërkufitarë të vazhdojnë qarkullimin.

Ndërkaq, në listë mund të shtohen të gjitha rajonet e tjera në vendet fqinje me Zvicrën, në Gjermani, Itali, Francë dhe Austri. Prandaj, rajone të reja italiane, franceze dhe gjermane janë në listën e re.

Që nga 8 shkurti, është i detyrueshëm testi negativ për të gjithë ata që hyjnë në Zvicër me aeroplan, përcjell albinfo.ch. Përveç testit të detyrueshëm, ekziston kriteri i karantinës dhjetë ditore për vendet në listën e rrezikut.

Lista e plotë e karantinës, e vlefshme nga 19 prilli

Rajonet e vendeve fqinje me Zvicrën

Itali: Rajoni Emilia-Romagna, Rajoni Friuli-Venezia Giulia, Rajoni Marche, Rajoni Campania, Rajoni Liguria, Rajoni Toskana, Rajoni Veneto, Rajoni Latium, Rajoni Pulia.

Francë: rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur, rajoni Centre-Val de Loire, rajoni Hauts-de-France, rajoni Ile-de-France, rajoni i Normandisë, rajoni i Oksitanisë, rajoni Pays de la Loire, rajoni i Britanisë, rajoni i Nouvelle -Akuitania.

Austri: Landi i Salzburgut, Carinthias, Austrisë së Poshtme, Stirisë, Austrisë së Epërme, Burgenland, Vjena.

Gjermania: Landi i Thuringjisë (Thüringen)dhe ai i Saksonisë.

Shtetet:
Andora

Armenia

Bahrein

Belgjika

Bosnjë dhe Hercegovina

Territori i Pushtuar Palestinez

Brazili

Bullgaria

Kili

Estonia

Greqia

Jordania

Kosova

Kroacia

Kuvajti

Letonia

Libani

Lituania

Luksemburgu

Malta

Maldivet

Monako

Mali i Zi

Moldavia

Holanda

Maqedonia e Veriut

Paraguai

Peruja

Polonia

Rumania

San Marino

Suedi

Serbia

Sisheli

Sllovakia

Sllovenia

Afrika e Jugut

Tanzania

Republika Çeke

Turqia

Ukraina

Hungaria

Uruguaji

Qipro

Të reja në listë nga 19 prilli:

Armenia

Kroacia

Lituania

Turqia

Gjermania: Shteti i Saksonisë

Francë: rajoni i Bretanjës, rajoni Nouvelle-Aquitaine

Itali: rajoni i Pulias

Jashtë listës që nga 8 prilli:

Shqipëria

Izraeli

Xhamajka

Emiratet e Bashkuara Arabe

Francë: rajoni i Korsikës

Itali: rajoni i Abruzzo, rajoni i Bazilikatës, rajoni i Molise, rajoni i Umbrisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here