Ramush HaradinajKreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se oferta programore dhe lista që ata u kanë ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve.
Ndërsa, ai tregoi se sot kanë filluar konsultimet me kandidatët , që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend.
“Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës“, ka shkruar ndër tjera Haradinaj.
Më poshtë postimi i plotë: Aleanca gjithëherë në shërbim të qytetarëve dhe interesave nacionale!
Oferta programore por edhe lista që iu kemi ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve.
Sot kam filluar konsultimet me kandidatët tonë, që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend.
Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës. Kjo fal seriozitetit me të cilin ne qeverisim në shumë komuna dhe përkushtimit të vazhdueshëm për qytetarët.
RH
Aleanca gjithëherë në shërbim të qytetarëve dhe interesave nacionale!
Oferta programore por edhe lista që iu kemi…
Posted by Ramush Haradinaj on E mërkurë, 7 April 2021