Home LAJME Reagon zëdhënësi i Qeverisë: Kjo është pamja e bufesë së Qeverisë

Reagon zëdhënësi i Qeverisë: Kjo është pamja e bufesë së Qeverisë

0
Reagon zëdhënësi i Qeverisë: Kjo është pamja e bufesë së Qeverisë

Duke filluar nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID të cilët u morën nga Qeveria Kurti.

Në mesin e masave të marra nga kjo qeveri theksohej se ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në një ambient të mbyllur.

Por një video e publikuar së fundi nga gastronomët thekson se gjendja e njëjta nuk është në bufenë e Qeverisë së Kosovës.

Madje në video-incizimin e shfaqur në Facebook shihet një numër i madh i njerëzve duke pirë kafe në një ambient të mbyllur siç është bufeja e Qeverisë së Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar zyrtari për informim nga Qeveria Kurti, Përparim Kryeziu i cili tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sipas tij pamjet në një video-incizim që po qarkullon në rrjetet sociale nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë, shkruan lajmi.net.

“Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.Pamja e bufesë së Qeverisë është kjo në fotot e mëposhtme”, tha ai.

Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pamja e bufesë së Qeverisë është kjo në fotot e mëposhtme.

Posted by Perparim Kryeziu on E mërkurë, 7 April 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here