Ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.Begaj ka thënë se nuk është i njoftuar se ndaj tij është ngritur aktakuzë.
“Jo nuk jam i njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj meje, unë jam i sëmurë nuk kam ndonjë njoftim”, ka thënë ai për Front Online.Kryetari i Malishevës, ka qenë i prekur me Covid-19 dhe ka qenë i shtrirë në spital, ai ende është duke e vazhduar trajtimin pasi gjendja e tij nuk është as e mirë.
Kujtojmë se detyrat e Begajt është duke i ushtruar nënkryetari i kësaj komune.
Ky është njoftimi i PSRK-së:Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës..gazetablic.com/