Home LAJME Këngëtari prizrenas, Mili Sallauka, publikon projektin e tij të ri ” Ende të ndiej”

Këngëtari prizrenas, Mili Sallauka, publikon projektin e tij të ri ” Ende të ndiej”

0
Këngëtari prizrenas, Mili Sallauka, publikon projektin e tij të ri ” Ende të ndiej”

Këngëtari prizrenas, Mili Sallauka ,ka sjellë baladën e tij të re që mbanë titullin “Ende të ndiej”. Edhe pse kjo këngë është realizuar në kohë dhe rrethana të pandemisë, këngëtari më në fund ka publikuar videoklipin e këtij projekti të ri.

Sallauka ka përzgjedhur realizimin e videoklipit një një ambient të veçantë artistik në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Këngëtari ia ka përshtatur veshjen ambientit dhe ritmit të këngës duke i dhënë klipit edhe më shumë karakter klasik” Ende të ndiej” dhe brenda 24 orëve ka marrë rreth 8 -mijë shikime në You tube .

Me një koreografi të përzgjedhur nga, Gëzim Sertollaj, skenat e klipit  të realizuara nga ,Raif Sinik, me tekst të, Mirgen Suke, skenarit të Petrit Hoxhaj, ndërsa muzika dhe orkestrimi është bërë nga, Joniad Banushi, videoklipi është edituar nga ” Baresha music”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here