Qytetarë të shumtë të komunës së Prizrenit, vendimin e Qeverisë për masat e reja anti-covid po i konsiderojnë si të arsyeshme, mirëpo, ka dhe nga ata të cilët mendojnë se këto masa nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë të arsyeshme, të kota dhe të vonuara. raporton TV Prizreni.
Njëri nga ata është edhe z. Dani Kolukaj nga fshati Vërmicë, i cili ka postuar një shkrim në rrjetin social facebook.
Qeveria miraton masat e reja mbrojtëse nga pandemia Covid-19
Ju që merrni vendime duhet ta dini mentalitetin tonë sepse po o i heqni njerëzit prej restoranteve por po i futni nga 30-40 vetë nëpër oda familjare!
Po i largoni fëmijët nga shkolla për me u grumbullue nëpër rrugë.
Pastaj kur jeni infektue ju që bani thirrje për zbatim të masave si nuk mund të infektohen ata që i detyroni me i zbatue këto masa?!
Në kohën kur shumica e popullatës veq e ka kalue infektimin është jo logjike një mbyllje pa asnjë arsyetim e pa asnjë mbështetje.
Ka disa ditë që lakorja e rasteve të shtuara si pasojë e fushatës elektorale ka rënie prandaj ma merr mendja se tani mbyllja edhe është edhe e kotë, edhe e vonshme edhe e dëmshme.
MBYLLJA E KOTË DHE SHUMË E VONSHME
Ju që merrni vendime duhet ta dini mentalitetin tonë sepse po o i heqni njerëzit prej…Posted by Dani Kolukaj on Wednesday, April 7, 2021