COVIDI-19 i cili ka më shumë se tetë muaj që kur u shfaq në Kosovë, po vazhdon ta rëndojë gjendjen jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike në vend.
Si pasojë e kësaj pandemie shumë qytetarë kanë mbetur pa punë, ndërsa pronarë të kompanive e bizneseve veçmas të vogla, janë detyruar t’ua vënë drynin bizneseve të tyre.
Nga ana tjetër, Ligji për rimëkëmbjen ekonomike edhe sot dështoi në seancën për votimin e Projektiligjit për rimëkëmbje wkonomike, transmeton Indeksonline.
Për gjashtë muaj, madje pati rreth gjysmë miliardi euro më pak fitime. Kështu ka bërë të ditur Agron Demi nga Instituti Gap.
Derisa ai ka kritikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, që këtë vit nuk ka hezituar me buxhet në autostradë të re në vlerë prej 600 milionë eurosh.
Ky është postimi i Demit në FB:
Institucione qe nuk e kane fare problem me marrë vendime ndëshkuese, por nuk munden tani e pesë muaj me aprovu ligje që ndihmojnë bizneset e qytetarët.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë bizneset kanë deklaru 584 milionë euro më pak fitime. Deri në fund të vitit kjo shifër do të kalojë një miliardëshin. E ajo pakoja 1.2 miliardëshe për rimëkëmbje ekonomike nuk është askund.
E edhe në pandemi, kjo Qeveri nuk ka hezitu me buxehtu autostradë të re në vlerë prej 600 milionë eurosh e me i emëru deri në pesë zëvendesministra për një ministri. E për krejtë këto paguajnë bizneset që mbyllen e nuk ndihmohen.