Home LAJME Bekim Jashari uron Vjosa Osmanin: Kërkoj unitet për të bërë progres Kosova

Bekim Jashari uron Vjosa Osmanin: Kërkoj unitet për të bërë progres Kosova

0
Bekim Jashari uron Vjosa Osmanin: Kërkoj unitet për të bërë progres Kosova

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga presidentja, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Jashari e ka uruar presidenten Osmani, për marrjen e detyrës së re, teksa ka bërë thirrje për unitet për të arritur progresin shtetëror.

Shkrimi i plotë nga Bekim Jashari:

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, sot prita Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e shoqërova gjatë homazheve që ajo bëri tek dëshmorët e familjes Jashari.

Si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, urova presidenten Osmani për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë e përfaqësim dinjitoz të shtetit.

Pas homazheve, para medieve deklarova që shteti ynë ka nevoj për unitet që së bashku me kontributin e secilit prej nesh të arrijmë progresin e përgjithshëm shtetëror.

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, sot prita Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on E martë, 6 April 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here