Mbrëmë ndodhi një vrasje e rëndë në fshatin Gradicë të Drenasit, ku i vdekur mbeti një 15-vjeçar dhe është plagosur rëndë babai i tij.
I dyshuari për vrasjen e të riut është dorëzuar sot në mëngjes në polici. Këtë e ka konfirmuar zëdhënja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Reporteri.net.
“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast.
Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, thotë Ahmeti për Reporteri.net.
Ndryshe, rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur në një mal.
Babai i viktiëmës i cili ka mbetur i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.