Home LAJME Cakaj: Kur është pyetje UÇK-ja duhet të përgjigjemi si komb

Cakaj: Kur është pyetje UÇK-ja duhet të përgjigjemi si komb

0
Cakaj: Kur është pyetje UÇK-ja duhet të përgjigjemi si komb

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani.

Cakaj dhe Hasani biseduan për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Kryediplomati shqiptar tha se kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të dyja vendet duhet të përgjigjen si një komb.

“Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb 🤝”.

Njoftimi i plotë:

Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nait Hasani.

Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb/

#kosova

#shqipëria

#uçk

#jeminjë

#liriakaemër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here