Home LAJME PDK: E shkarkuam deputeten Grainca, Kurti i ofroi para të majme

PDK: E shkarkuam deputeten Grainca, Kurti i ofroi para të majme

0
PDK: E shkarkuam deputeten Grainca, Kurti i ofroi para të majme

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar deputeten Adelinë Grainca.

“Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për media

Prishtinë, 4 prill 2021 – Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here