Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Artan Abrashi ka shprehur bindjen e tij se do të kenë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.
Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.
Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot, raporton KP.
Para vazhdimit të seancës, e planifikuar në orën 17:00, por që ende nuk ka filluar, deputeti Abrashi ka thënë se kanë votat e mjaftueshme për presidentin.
“Mjaftueshëm… mjaftueshëm sa për të përfunduar sot seancën”, tha ai.
Ndërsa nuk është përgjigjur nëse do të marrë sot pjesë në seancë, Adem Hoxha nga partia gorane, i cili mungoi mbrëmë në votimin për president.