Home LAJME Përpjekja e fundit e Albin Kurtit për të siguruar 80-shen e nevojshme – sot e takon Adem Hodzen ?

Përpjekja e fundit e Albin Kurtit për të siguruar 80-shen e nevojshme – sot e takon Adem Hodzen ?

0
Përpjekja e fundit e Albin Kurtit për të siguruar 80-shen e nevojshme – sot e takon Adem Hodzen ?

Kanë mbetur edhe pak orë kur pritet të nis seanca e Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese deri në këto momente nuk ka arritur të siguroj votat e mjaftueshme për bërjen e kuorumit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente e as që të siguroj ndonjë votë shtesë nga ndonjë deputet që është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Gazeta Blic nga burime të sigurta ka marr vesh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës do të takohet me deputetin, Adem Hodza për ta bindur atë që të siguroj kuorumin e nevojshëm gjatë seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

” Takimi mund të mbahet, por gjasat janë shumë të vogla që të sigurohet kjo votë nga Lista Serbe për shkak të qëndrimit të tyre të betonuar – as kuorum as votë për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani nuk do të ketë”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

Vendi dhe ora për një takim të mundshëm ndërmjet Albin Kurtit e Adem Hodzës nuk është bërë i ditur, por që Gazeta Blic merr vesh se Adem Hodza është për vikend në malet e Kopaunikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here