Home LAJME Vdes një punëtor në Prishtinë pasi bie nga ndërtesa ku po punonte

Vdes një punëtor në Prishtinë pasi bie nga ndërtesa ku po punonte

0
Vdes një punëtor në Prishtinë pasi bie nga ndërtesa ku po punonte

Një punëtor ka vdekur nga plagët e marra, pasi kishte rënë nga shkallët ku po punonte nga një lartësi prej pesë metrash.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Veterrnik në Prishtinë paraditën e sotme.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” tha Borovci.

Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here