Home LAJME Agim Veliu përgjigjet shkurtimisht: Jo, nuk e votoj Vjosa Osmanin

Agim Veliu përgjigjet shkurtimisht: Jo, nuk e votoj Vjosa Osmanin

0
Agim Veliu përgjigjet shkurtimisht: Jo, nuk e votoj Vjosa Osmanin

Pas dështimit për ta siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pauzë 30 minutshe.

Teksa po dilin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin? –

Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!

Përveç Veliut, është provuar të pyetet edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, i cili gjithashtu në raundin e parë nuk ka marrë pjesë në votim, por edhe ky vetëm ka ecur duke e injoruar pyetjen e gazetarëve.

Pas pak Kuvendi i Kosovës do të informojë për vazhdimin ose jo të kësaj seance.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here