Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një bisedë për Gazeta Blic, ka kërkuar që vendi të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se mendësia e qeverisjes aktuale është antidemokratike dhe antikushtetuese, teksa shton se më të rëndësishme janë këto se individët.
Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate, është e gatshme për zgjedhje të reja dhe se ato duhet të ndodhin.
“E kemi lëshuar edhe një komunikatë. Kjo që po ndodhë është e rrezikshme për demokracinë dhe rendin kushtetues. Nuk duhet të mundësohet zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente. Vendi duhet të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja. Ne si Nismë jemi të përgatitur për to, por kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që të ruhet fryma demokratike e këtij vendi”, ka thënë Limaj.I pyetur se zgjedhjet eventuale të reja do të mund të prodhonin rezultat të njejtë me atë të 14 shkurtit, Limaj tha se kjo gjë nuk është e rëndësishme.
Sipas tij, të gjithë duhet të reagojnë për atë që siç thotë: ka tentuar t’ia bëjë vendit qeveria aktuale gjatë ditës së djeshme.
“More hiç nuk është e rëndëishme se si dalin numrat në zgjedhje të reja. E rëndësishme është ta ruajmë këtë vend. Ta ruajmë demokracinë dhe ta ruajmë frymën kushtetuese që e kemi”, ka thënë ndër të tjera Limaj.