Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është deklaruar lidhur me situatën që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Haliti deklaroi se ai është në Pogradec dhe se nuk do të arrijë të votojë nga atje.
“Unë nuk e di s’kam marrë asnjë informatë jam në Pogradec. Kam ardhur dhe s’kam ditë që ka seancë të Kuvendit, s’jam i punësuar të punojë edhe të dielën. S’ka pas paralajmërim që do të ketë seancë”, tha ai.
Xhavit Haliti është pyetur nga KlanKosova se nëse do të ishte fizikisht në Kuvendin e Kosovës a do të votonte pro apo kundër zgjedhjes së Vjosa Osmani-presidente.
“Ju propozoj të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë fituar besimin që të lexojnë mirë dhe të interpretojnë drejt deklaratën e ambasadorit të Amerikës dhe të jenë në përputhje me atë. Që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë për ose kundër”, tha ai.
Ai tha se seanca mund të shtyhet edhe për një javë dhe s’është problem. Dhe nëse nuk përmbyllet seanca sot mund të vazhdojë edhe të hënën. Kështu që ata e kanë zënë afatin e duhur.
“Para datës pesë që të fillojë seanca dhe kur përfundon dihet që janë tri votime me siguri që sonte nëse ka votim mund të përfundojë votimi i parë dhe kryetari mund të deklarojë se seanca të vazhdojë të hënën. Kosova duhet të ndërtojë institucionet”, tha ai.
Ndryshe nga partia së cilës i takon Xhavit Haliti tha se deputetët duhet të shkojnë në sallë dhe të mundësojnë zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai tutje shtoi se ai vendos në kuadër të bindjeve të tij dhe se është 100% bashkë me deklaratën e ambasadorit të Amerikës.
“Nuk më ka thënë dikush për këtë, por unë jam vetë pro kësaj. Unë nuk e di nëse Osmani është e denjë dhe s’du të flasë për këtë çështje e di a është e denjë. E njoh zonjën Osmani dhe kam mendimin tim personal, por po them se duhet me u zgjedh presidenti i Kosovës”, tha ai.