Home LAJME AAK injoron situatën me çështjen e presidentit, vendosin të mos shkojnë në Kuvend

AAK injoron situatën me çështjen e presidentit, vendosin të mos shkojnë në Kuvend

0
AAK injoron situatën me çështjen e presidentit, vendosin të mos shkojnë në Kuvend

Në ora 18:00 pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga 41 deputetë.

Kësisoj pritet që në këtë seancë të votohet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

Pavarësisht rëndësisë së kësaj situate, deputetë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur që të këtë ditë të kalojnë në natyre, si çdo ditë tjetër.

Të njëjtët ditë më parë kanë bërë të ditur se nuk do të qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit, si kandidate për president dhe siç duket kësisoj do të veprojnë.

Deputeti dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e deputeti Bekë Berisha kanë vendosur që të dalin maleve, në ditët kur Kosova pritet të ketë ndryshime të mëdha politike e institucionale.

Duhet përkujtuar që vetë Ramush Haradinaj pati shpallur kandidaturën për President të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here