Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Rexhepi-Bunjaku i është drejtuar me disa “këshilla” pretendentes për presidente, Vjosa Osmani.
Rexhepi-Bunjaku i ka kërkuar Osmanit që të reflektoj sepse në të kundërtën nuk do ta votojnë.
Madje ajo i ka thënë Osmanit se në LDK ka mësuar që institucionet e vendit ndërtohen me sakrificë e te Albini po mëson të kundërtën e saj.
“Vjosë, në LDK ke mësuar që institucionet e vendit ndërtohen me sakrificë dhe punohet për to me dinjitet. Andaj të ofruam përkrahjen. Te Albini po mëson të kundërtën e saj dhe po manipulohesh!
O reflekto o s’ke votë Vjosë”, ka shkruar Rexhepi-Bunjaku. /Telegrafi/