Seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet pasditen e sotme.
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 14:30, gjersa Reporteri.net merr vesh se seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit pritet të caktohet për në ora 18:00.
LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.
Pas tensioneve të krijuara gjatë gjithë së premtes, të shtunën ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, takoi kryeministrin Albin Kurtin dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, ku janë marrë vesh që mazhoranca të garantojë të mos bëjë veprime pa u konsultuar me opozitën, e që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim të shmanget shkuarja në zgjedhje.
Të premten Vetëvendosje tentoi që ta votoj ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje për çka u pa si shantazh i Kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje. /Reporteri.net