Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka pranuar informacione nga Dogana e Kosovës për një pako të dyshuar, e cila përmes postës nga Turqia ishte dërguar për në Kosovë, saktësisht në Mamushë.
Në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara. DHKEK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe kjo pako ka qenë nën masat e vëzhgimit deri në destinacionin e caktuar.Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë.
Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë.
Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 (gjashtë) telefona celular të personave të dyshuar.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 (pesë) persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, kurse 1 (një) lirohet në procedurë të rregullt.