Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka denoncuar një rast të falsifikimit të dokumentit.
E njëjta ka deklaruar se një i dyshuar kishte dorëzuar dokument në MPJD, por që dyshohet të jetë i falsifikuar, për të vulosur me vulë apostile, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Dokumenti është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky është raporti i Policisë së Kosovës:
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 02.04.2021 – 11:40. Ankuesja femër kosovare zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka informuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell një dokument dyshohet të jetë i falsifikuar, për të vulosur me vulë apostile.
Dokumenti është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.