Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se së shpejti pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.Kusari-Lila tutje ka thënë se do të vazhdohet me iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje, pavarësisht dështimit të sotëm që të votohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.
“Kushtëzimi i zgjedhjes se presidentit me kushtin që të tërhiqemi nga një iniciativë e cila garanton një të drejtë kushtetuese flet shumë më tepër për ata që e bëjnë këtë kusht se sa për neve. Ata po na tregojnë që ne na kushtëzojnë me një proces që mund të përfundojë me zgjedhje në mes të pandemisë nga e njëjta parti politike”, u shpreh ajo.
Ndryshe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë sot pas përmbylljes së seancës së jashtëzakonshme për Ligjin për Zgjedhje se LDK-ja nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit pa u tërhequr ky ligj.