3.04 – Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës kryesisht me vransira, e pasdite priten rrebeshe shiu, aty këtu edhe me ndonjë bubullimë.Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut do të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë reshje bore.4.04 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Orëve të mëngjesit me reshje bore. Ditën priten reshje shiu. Vonë në mbrëmje reshjet pushojnë.
5.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.6.04 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.
7.04 – Ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu dhe bore. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.Temperaturat minimale zbresin nga 8C, të shtunën, deri në -2C, ditën e hënë, e maksimalet nga 17C, të shtunën në 5C, ditën e diel.
Mirëpo në fillim të javës sërish maksimalet rriten në 15C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-15m/s, me hove edhe deri në 17m/s.Shtypja atmosferike pëson rënie ditën e shtunë, e më pas të dielen me tendencë të rritjes, për të pësuar sërish rënie në fillim të javës së ardhshme.