Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në orën 21:30 me pikën e vetme të rendit të ditës, shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje.
Me 41 nënshkrime, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për “të krijuar bazën ligjore që votuesit jashtë vendit të votojnë direkt në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës”.