Home LAJME 1 mijë e 228 të vaksinuar me AstraZeneca deri më tani në Kosovë

1 mijë e 228 të vaksinuar me AstraZeneca deri më tani në Kosovë

0
1 mijë e 228 të vaksinuar me AstraZeneca deri më tani në Kosovë
epa08814068 An undated handout picture made available by the German pharmaceutical company Biontec shows the dosing of BNT162b2, the mRNA-based vaccine candidate against COVID-19, during the clinical test. Pfizer and Biontech SE announced on 11 November 2020 that they have reached an agreement with the European Commission to supply 200 million doses of their investigational BNT162b2 mRNA-based vaccine candidate against COVID-19 to European Union (EU) Member States, with an option for the European Commission to request an additional 100 million doses. EPA/BIONTECH SE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Përmes platformës ekosova.rks-gov.net për tri ditë janë regjistruar 3 mijë e 256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca 1 mijë e 228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore.

Agjencia Shtetërore e Informacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin “shëndetësia” përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër koronavirusiut.

“Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës :
[email protected],  dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook”, bën të ditur MSH, transmeton Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here