Presion i jashtëzakonshëm është bërë bërë mbi Listën Serbe, që deputet e këtij subjekti politikë të qëndrojnë në sallë në momentin kur do të votohet Vjosa Osmani si presidente e vendit.Burime të gazeta Blic nga ky subjekt politikë kanë thënë se presionin ka qenë aq i madh saqë edhe Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është marrë më këtë çështje.Madje sipas këtyre burimeve Palmer është kujdesur që të sigurohet mirë për Listën Serbe saqë ka komunikuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuciq.
“Lista Serbe do të qëndroj në sallë – ka qenë kërkesë direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës madje për këtë ka pasur biseda edhe mes presidentit serb dhe zyrtarëvë të lartë të SHBA-ve.
Gazeta Blic ka provuar të marrë një qëndrim nga shefi i Listës Serbe apo kushdo nga ky subjekt politik serb por ata nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se kanë qëndrim të mos deklarohen për këtë.Ndërkohë, VV-ja ka mbledhur nënshkrimet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Por, para se ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, pritet të procedohet për në Kuvend projektligji për zgjedhjet në Kosovë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka kërcënuar se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani presidente, atëherë shkojmë në zgjedhje të reja/Gazeta Blic