Autoritetet federale shëndetësore i shohin të dhënat premtuese për vaksinën Covid-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech si një shenjë pozitive që një vaksinë mund të jetë gati deri në fund të vitit.
Sidoqoftë, ata thonë se është shumë herët për të vendosur një kalendar për kohën kur ndonjë vaksinë do të jetë në dispozicion për publikun zviceran.
Të hënën firma amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech njoftuan se prova e parë e madhe e vaksinës së tyre kundër Covid-19 kishte treguar se ishte 90% efektive. Thomas Cueni, i cili kryeson Federatën Ndërkombëtare të Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike me qendër në Gjenevë, i tha televizionit publik zviceran, RTS, se rezultati “tejkalon shpresat më të mira” dhe se ishte “lajmi më i mirë i vitit”.
Zvicra nuk ka nënshkruar një marrëveshje për të siguruar doza të vaksinës Pfizer Covid-19. Ajo aktualisht ka marrëveshje me Moderna dhe AstraZeneca për vaksinat e tyre të mundshme.
“Ne mirëpresim çdo përparim të bërë nga përpjekjet globale për të dalë me një vaksinë Covid-19. Qeveria federale po punon intensivisht sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i dhënë njerëzve zviceranë aksesin në një vaksinë të sigurt dhe efektive”, tha ministria të hënën, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch