Home SPORT Formacionet zyrtare Spanjë-Kosovë

Formacionet zyrtare Spanjë-Kosovë

0
Formacionet zyrtare Spanjë-Kosovë

Trajneri Bernard Challandes është përcaktuar si kurrë më parë të luajë ndeshje defensive. Për ndeshjen ndaj Spanjës, që nis në orën 20:45, Kosova do të mbrohet me pesë mbrojtës. Do të jenë Fidan Aliti, Ibrahim Dresheviq e Mërgim Vojvoda që do të mbulojnë vijën e fundit, ndërkohë para tyre janë rreshtuar edhe dy mbrojtës të krahut, Florent Hadërgjonaj e Benjamin Kololli.

Mesfushorë janë Hekuran Kryeziu, Besar Halimi e Bersant Celina, derisa lojtarë të sulmit Vedat Muriqi e Milot Rashica.

Samir Ujklani përsëri do të jetë portier i parë, kurse Arbër Zeneli është lënë rezervist.

Ndeshja Spanjë – Kosovë luhet në Sevilla dhe është e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here