Home LAJME Abdixhiku: Do të marrim pjesë në votim për Vjosa Osmanin

Abdixhiku: Do të marrim pjesë në votim për Vjosa Osmanin

0
Abdixhiku: Do të marrim pjesë në votim për Vjosa Osmanin

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetëve të kësaj partie, raporton Front Online.

Në një konferencë për medie, Abdixhiku ka thënë se kanë vendosur të marrin pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

“Kemi diskutuar për pozitën apolitike të Osmanit. Është njeriu që e bën presidentin e jo një letër. Pas një diskutimi të hapur gjithë kemi marr vendim që ne s’do të bëjmë obstruksione në zgjedhjen e presidentit. Do të MARRIM PJESË NË VOTIM” ka thënë ai.

Tutje, i pari i LDK-së, tha se pret që këtë vendim ta respektojë secili deputet.

“Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, tha Abdixhiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here