Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se kërkesa e Listës Serbe për të marrë dy ministri nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë e as në dokumentin e Martti Ahtisaarit.
Lista Serbe sot ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetutese. Është ankuar se i është dhënë vetëm një ministri në Qeverinë Kurti 2, e sipas tyre i takojnë dy ministri bazuar në Kushtetutë.
“E drejta për të ngritur çështje kushtetutese i takon çdo pale të autorizuar. Sidoqoftë, kërkesa e Listës Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë e as në dokumentin e Ahtisarit. Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qenë praktika të mira dhe të mbështetura në Kushtetutë. E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me privilegjete dhe jo të drejtë të garantuar me Kushtetutë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.