BSPKBashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Drejtues dhe nënkryetarin.Kryetar është zgjedhur Ali Gashi nga dega e Administratës dhe nënkryetar i KD Frasher Raci nga dega e Burgjeve.Njoftimi i plotë:
Këshilli Drejtues i BSPK u mbajt me datën 27.03.2021 në Hotel Grand (salla e kuqe).
Delegatet e Kuvendit mbajten 1 minut heshtje per humbjen e sindikalisteve gjate vitit 2020 siç janë: Prof. Dr. Hajrullah Gorani, i cili ishte kryetari i pare i BSPK, z. Fadil Azemi, nga dega e Policisë dhe dhe z. Alush Hoti nga dega e Agrokompleksit.BSPK ne prani te 52 delegateve miratoi procesverbalin e mbledhjes se KD te kaluar, Raportin e Punes dhe ate Financiar, Raportin e Auditimit si dhe caktoi datën e Kongresit te VIII me radhe te BSPK i cili do te mbahet me 2 tetor 2021.
Delegatet e Kuvendit gjithashtu e zgjedhën kryetarin e Këshillit Drejtues te BSPK z. Ali Gashi nga dega e Administratës dhe nënkryetar i KD z. Frasher Raci nga dega e Burgjeve.