Kanë mbërritur në Kosovë vaksinat e para anti-Covid.
Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së “AstraZenecas” të cilat kanë ardhur përmes programit COVAX.
Nga ora 20:15 pritet që kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, t’i presin edhe zyrtarisht kontingjentin e parë të vaksinave.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky është një kontingjent i vogël por që ngjallë shpresë të madhe për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve.
Ai ka thënë se secila jetë në çdo vend të botës është e çmuar.
Kurti ka thënë se virusi nuk njeh kufij e dhe askush nuk është i sigurt derisa të gjithë janë të sigurt.
“Vendi ynë është i vogël e varfër, andaj ka nevojë për mbështetje të madhe e solidaritet, sidomos në SHBA e BE-ja. Gjatë vitit që lamë pas është humbur kohë në qeverisjen. Kohë që na ka kushtuar shumë e me shumë jetë njerëzish, atë kohë nuk e kthej mbrapa siç nuk mund t’i kthej mbrapa ata që i humbëm. Tash është koha që të veprojmë, mijëra të infektuar e qindra të vdekur. kemi humbur 16 mjekë e 8 infermierë. Në një vend si ne, shifra të tilla i ngjajnë një kohe lufte. Sot është tejkaluar numri prej 500 vdekjeve”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Qeveria është në krye të detyrës, po punon ditë e natë, që të sigurojë sa më shumë vaksina.
“Le të tregohemi të kujdesshëm e të përgjegjshëm”, ka thënë ai.