Shërbimi Spitalor Kiniko Universitar ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 837 pacientë me Covid-19.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të ShSKUK-së, prej 837 personave me Covid-19, 700 janë të konfirmuar pozitiv, 137 janë në pritje të rezultateve të cilët janë të dyshuar, 30 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 636 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, shkruan Front Online.
E, vetëm në QKUK janë të shtrirë 335 pacientë me Covid-19.