Përmes një postimi në facebook, “Ec ma ndryshe” i ka bërë thirrje inspektoratit të Komunës së Prizrenit dhe inspektoratit të trashëgimisë kulturore pranë MKRS-së që të dalin në terren për verifikim të disa punimeve që po bëhen në largimit të tjegullave nga disa shtëpi në këtë zonë dhe planifikimin e ndërtimit të një ndërtese e banimit kolektiv me afarizëm, raporton TV Prizreni
” Grupi i qytetarëve të rrugës “Ardian Zurnaxhiu” (“Tahir Meha”) në Prizren kanë shprehur shqetësimin për fillimin e largimit të tjegullave nga disa shtëpi në këtë zonë. Sipas tyre, kjo pritet të pasohet në ditët në vijim më rrënimin e disa shtëpive, për të mundësuar ndërtimin e një ndërtese të banimit kolektiv me afarizëm.
Ata kanë theksuar se përmes peticionit kanë kundërshtuar ndërtimin e kësaj ndërtese në këtë lagje. Sipas tyre edhe autoritetet e trashëgimisë kulturore kanë rekomanduar refuzimin e kërkesës për ndërtimin e ndërtesës për banim kolektiv në këtë zonë, sikurse edhe respektimin e zonës së dytë mbrojtëse, ku në këtë zonë lejohet ndërtimi deri në P+2 (përdhesë + 2 kate).
Në bazë të komunikimit të grupit të banorëve me autoritetet komunale, përkundër rekomandimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ka anuluar aktvendimin e DUPH-së të Komunës së Prizrenit dhe ka obliguar këtë drejtori që të vazhdojë procedurat sipas dispozitave të Ligjit për Ndërtim. Gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale është adresuar edhe kërkesa publike që organet komunale të njoftojnë publikun nëse është lëshuar leja ndërtimore për investitorin në fjalë.
Prandaj, EC Ma Ndryshe i bën thirrje inspektoratit të Komunës së Prizrenit dhe inspektoratit të trashëgimisë kulturore pranë MKRS-së që të dalin në terren për verifikim.
EC Ma Ndryshe ka dërguar kërkesa për qasje në informata dhe dokumente publike tek institucionet përkatëse rreth rastit në fjalë.”
Grupi i qytetarëve të rrugës “Ardian Zurnaxhiu” (“Tahir Meha”) në Prizren kanë shprehur shqetësimin për fillimin e…
Posted by EC Ma Ndryshe on Saturday, March 27, 2021