Home LAJME “Qumili”: Njerëzit e mëdhenj si Cima lindin në një 100 vjet, një!

“Qumili”: Njerëzit e mëdhenj si Cima lindin në një 100 vjet, një!

0
“Qumili”: Njerëzit e mëdhenj si Cima lindin në një 100 vjet, një!

Aktori i njohur kosovar, Sevdail Radogoshi ka bërë homazhe për mikun e tij dhe komedianin e ndjerë, Rasim Thaçi-Cima.

Pas homazheve, Radogoshi foli për media ku tha se “Cima” dhe “Leci” nuk kanë vdekur pasi jetojnë në zemrat e popullit.“Sot u nda fizikisht miku jonë, artisti i madh i skenës, artisti i popullit u nda fizikisht por do ta kujtojmë për jetë e mot.

Ai nuk ka vdekur, as ai e as Leci, ata do të jetojnë në zemrat e popullit se bënë shumë për popullin në kohën më të vështirë, këtë popull të vuajtur e bënë me qeshë. Kush ka qëndruar me Cimën, e ka njohtë atë. Njerëzit e mëdhenj si Cima lindin në 100 vjet – një”, ka thënë Radogoshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here